Ekzekutimi i Briken Sinajt tek Kodra e Diellit dy vite më parë, autori arrestohet në Gjermani

Ekzekutimi i Briken Sinajt tek Kodra e…

Dy vite pas ekzekutimit të Briken Sinajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori i vrasjes ka rënë në pranga në Gjermani. Vladimir Kola ishte shpallur në kërkim që prej 30 nëntorit 2022, ndërsa është lokalizuar në një qytetet të Gjermanisë, Wiesbaden.

Tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit që Valdimir Kola të përballet me drejtësinë shqiptare për vrasjen e Sinajt, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat si “Plagosje me pasojë vdekjen”, “Keqtrajtim”, “Vrasje”, “Armëmbajtje pa leje”.

Më datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar  Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana“, njofton policia. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit