Ekzekutimi i çiftit Pasho/ Zbulohen njolla gjaku në lavamanin e shtëpisë që nusja mori me qira!

Ekzekutimi i çiftit Pasho/ Zbulohen njolla gjaku…

Disa detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e çiftit shqiptar në Itali Shpëtim dhe Teuta Pasho. Sipas mediave italiane, janë zbuluar disa gjurmë  gjenetike që mund të çojnë tek ata që janë përgjegjës për vrasjen e dyfishtë.

Në lavamanin e kuzhinës në apartamentin në Fontana, që nusja e çiftit Pasho mori me qera, janë gjetur gjurmë gjaku që mund të kenë ardhur pas larjes së thikës, që mund të jetë përdoruar për vrasjen e tyre.

Sakaq, seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet pasi i biri i çiftit Pasho Taulant Pasho, i dyshuar edhe si i  përfshirë në krim gjendet i burgosur në Itali dhe nuk është kthyer ende.

Gjurmët në apartament mund të jenë të vetmet në vendin ku hetuesit pretendojnë se është kryer vrasja e dyfishtë.

Çifti  Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, e cila është arrestuar që me 22 dhjetor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit