Ekzekutimi i Delon Troqes/ U fiksuan nga kamerat, autorët lëvizën dy herë përpara vendit të krimit

Ekzekutimi i Delon Troqes/ U fiksuan nga…

Delon Troqe, 38 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e së premtes pranë servisit të tij në pallatin e Sportit në Vlorë, nga dy kallashnikovë, duke mbetur i vdekur në vendngjarje.

Në pyetje për këtë ngjarje është marrë edhe babai i tij, ndërsa policia po verifikon edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Sipas pamjeve filmike të zbardhura, autorët e kanë mbajtur në vëzhgim viktimën për një kohë të gjatë. Makina të cilën ata përdorën në krim është fiksuar të paktën dy herë në vendin ku u krye krimi.

Autorët kanë pasur informacione të sakta për lëvizjen e viktimës.

Ata kanë pritur derisa viktima të dilte nga ambjentet e brendshme të servisit që kishe në pronësi.

Vetëm dy metra pasi ka dalë nga dera e servisit, Delon Troqe është qëlluar me 16 plumba nga dy armë të ndryshme.

Dhjetë nga të cilët e kanë prekur në trup duke i shkaktuar  vdekjen e menjëhershme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit