Ekzekutimi i Hekuran Billës, zbardhet dëshmia e Adiola Lakrës

Ekzekutimi i Hekuran Billës, zbardhet dëshmia e…

Adiola Lakra, 26-vjeçarja e arrestuar lidhur me vrasjen e Hekuran Billës, ka mohuar që të ketë lidhje me krimin. Ajo ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa nuk ka pranuar se është paguar për të futur Billën në kurth.

“Une kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat, ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur, por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftesë në Instagram, kemi folur dhe jemi lidhur. Ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, mësohet të jetë shprehur 26-vjeçarja.

Ajo u arrestua nga policia me dyshimin se është bashkëpunëtore në vrasjen e 40-vjeçarit, krim i ndodhur te Komuna e Parisit në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit