Ekzekutimi i ish-deputetit, lihen në burg dy të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Ujkës

Ekzekutimi i ish-deputetit, lihen në burg dy…

Pas ekzekutimit të ish-deputetit, Pashko Ujka, të dyshuarit për krimin Kristian Klemendi dhe Marjan Kola, janë përballur me drejtësinë dhe janë dënuar me burg. Gjykata u ka komunikuar të rinjve masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë. Ndërkohë të rinjtë e akuzuar si përgjegjës për vdekjen e Ujkës, kanë mohuar se kanë gisht në vrasjen e ish-deputetit, teksa  avokatët mbrojtës të tyre thanë se në ditën kur ka ndodhur vrasja Kelmendi dhe Kola kanë qenë në Kosovë, në një poligon qitje.

Të afërmit e të ndjerit shprehen se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu sipas të afërmve të Ujkës, i ndjeri nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

Ndërkohë sot  ka ardhur reagimi i familjarëve të Kolës, një prej të arrestuarëve, të cilët kanë dalë në një protestë ditën e sotme para gjykatës së Shkodrës. Duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e të birit, babai i Kolës shprehet se ditën kur është vrarë ish-deputeti, Marjani ka qenë në Kosovë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit