Ekzekutimi i Pashko Ujkës | Atentat i organizuar, vrasësi mund të ketë qenë me pagesë

Ekzekutimi i Pashko Ujkës | Atentat i…

Hetimet për ekzekutimin e Pashko Ujkës, kanë sjellë në dritë detaje të reja.  Sipas grupit hetimor që po heton krimin, atentati dyshohet të ketë qenë i organizuar dhe autori të jetë vrasës me pagesë.

Grupi hetimor ka pohuar për Fax News se autori për disa ditë ka mbajtur në vëzhgim viktimën duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij. Kamerat e sigurisë po kontrollohen, ndërsa këqyrja e tyre po bëhet edhe për të paktën 2 javë përpara se të ekzekutohej, me qëllim për të parë nëse është ndjekur më parë nga persona të dyshimtë. Pas atentatit në komisariat deri më tani janë shoqëruar dhjetra persona që janë marrë në pyetje.

Ndërkohë të afërmit e të ndjerit shprehen se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu sipas të afërmve të Ujkës, i ndjeri nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit