Ekzekutimi i Pashko Ujkës | Kamerat "kapin" autorin, dy pistat ku po hetohet ngjarja

Ekzekutimi i Pashko Ujkës | Kamerat “kapin”…

Pas ngjarjes në Shkodër, ku mbeti i vrarë Pashko Ujka, grupi hetimor është rikthyer në vendin ku ndodhi atentati për të gjetur ndonjë provë që mund të çojë në zbulimin e autorit që fshihet pas ngjarjes.

Pista kryesore ku po hetohet për vrasjen e Pashko Ujkës është ajo e aktivitetit privat në fushën e ndërtimit që rezulton e regjistruar në emrin e djalit të tij, përkatësisht Emanuel Ujkës.

Sipas raportimeve, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka parë për herë të parë autorin, por pa mundur ta identifikojë atë. 

Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i komunës Velipojë, Ujka dhe vartësit e tij kanë qënë në hetim nga prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. 

Polcia ka shoqëruar dissa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për vrasjen e mbrëmshme dhe janë marrë në pyetje familjarët e viktimës.

Të afërmit e të ndjerit shprehen se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu sipas të afërmve të Ujkës, i ndjeri nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit