Ekzekutimi i "Renit të Elbasanit", e ëma me lot në sy: Vrasësit më telefononin, më thonin mos e kërko

Ekzekutimi i “Renit të Elbasanit”, e ëma…

Rrëmbimi dhe më pas vrasja e “Renit të Elbasanit” ka shkatuar dhimbje të madhe në familjen e tij.

Nëna e Renatos shprehet se që pas zhdukjes së djalit, ajo kishte marrë telefonata dhe mesazhe të koduara nga vrasësit.

Ajo e prekur thotë se autorët e telefonin duke i thënë se trupi i vdekur i djalit ndodhet mes Librazhdit dhe Pogradecit.

Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e gjeni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo, pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, siç edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë. Tani që mësova të gjitha këto, ata më kanë telefouar atë ditë fill pasi groposën djalin. Më kujtohet kur me thonin në telefon:”Mos e kërko djalin, e ke mes Librazhdit dhe Pogradecit”. Dhe im bir është groposur që në vitin 2014. Pse nuk e zbuluan këtë të vertëtë, apo nuk kishte interes policia e Elbasanit në atë kohë,“- shpërthen në lot nëna.

Më 2 nëntor u bë zhvarrosja e skeletit duke rihpaur kështu hetimet për ngjarjen e cila ka ndodhur para 8 vitesh, por që askush nuk e di për fatin e të riut.

Gjetja e eshtrave do të krahasohet me ADN-në e familjarëve për të zbuluar të vërtetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit