Detajet/ Ekzekutimi i taksistit në Fushë-Prezë... autorët edhe mund ta kenë ngatërruar?

Detajet/ Ekzekutimi i taksistit në Fushë-Prezë… autorët…

Mund të jesh në hallin tënd dhe të vjen dikush dhe të zbraz një karikator me fishekë… vetëm se të ka ngatërruar me dikë tjetër.

Kjo gjë dyshohet se ka ndodhur edhe me vrasjen e djeshme në Fushë-Prezë, ku një taksist 71-vjeçar u qëllua për vdekje me breshëri automatiku.

Detaje të reja për këtë vrasje kanë dalë sot, ku viktima ishte Abdulla Budlla  71 vjeç.

Sipas “BalkanWeb”, një makinë tjetër që drejtohej nga dikush u afrua pranë “lapidarit” ku po qëndronte Budlla.

Dikush zbriti nga vendi i pasagjerit të makinës së autorëve, dhe qëlloi me kallashnikov. Më pas makina e autorëve është larguar.

Dyshimet janë se, mund të ketë qenë një ngatërrim shënjestre, pasi në vendin ku ndodhej ai, tek lapidari, ndodheshin edhe persona të tjerë.

Ndërkohë, nga marrja në pyetje as viktima dhe as fëmijët e tij nuk figurojnë të kenë pasur konflikte të mëparshme, që mund të kenë çuar në vrasjen e 71-vjeçarit.

Budlla punonte si taksist i palicencuar prej kohësh. /Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit