
Ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorëve të atentatit të mbrëmshëm te “Kodra e Diellit”. Policia dyshohn se motiv i krimit mund të jetë hasmëria.
Briken Sanaj, 39-vjeç, baba i dy fëmijëve prej vitesh ka jetuar në Itali, për t’u kthyer vetëm dy vite më parë, ku prej më shumë se një viti jetonte në zonën e “Kodrës së Diellit”.
Policia ka shoqëruar dhjetra persona si të dyshuar për vdekjen e tij. Sipas policisë, shpresat për zbardhjen e ngjarjes janë tek kamerat e sigurisë, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie