Ekzekutimi i Ujkës | Autorët e dyshuar: Nuk ishim në Shqipëri kur ndodhi krimi

Ekzekutimi i Ujkës | Autorët e dyshuar:…

Pas ekzekutimit të ish-deputetit, Pashko Ujka, të dyshuarit për krimin Kristian Klemendi dhe Marjan Kola, kanë marrë masën arrest me burg.

Ndërkohë në dëshminë e tyre të dhënë për autoritetet përkatëse, të prangosurit janë shprehur se me 29 nëntor, ditën kur ka ndodhur krimi kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri. Theksohet se 20-vjeçarit Kelmendi i janë konstatuar gjurmë baruti në duar dhe dyshohet të jetë ai personi që ka qëlluar mbi Ujkën, në momentin që ky i fundit doli nga shtëpia e tij të bënte shëtitjen e pasdites. Kurse Kola akuzohet si person që ka dijeni mbi ngjarjen,

Kristian Kelmendi, 20 vjeç dhe Marjan Kola, 53 vjeç janë prangosur pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e ish-deputetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit