Vrasja me 30 plumba i bosit të kromit në Bulqizë/ Hoxha: Shkuan ta arrestonin me ambulancë, ia mbathi me arkivol!

Vrasja me 30 plumba i bosit të…

Gjatë trasmetimit të emisionit opinion, gjatë mbrëmjes së djeshme, është vënë në qendër të diskutimit një numër i madh i personave me preceent penal që kanë ushtruar ndikimin e tyre në shumë qytete të vendit.

Në fjalën e tij, gazetari Hoxha ka prekur edhe historinë e vrasjes së biznesmenit të njohur të kromit në Bulqizë, Gjin Nika, i cili u vra gjatë një atentati në vitin 2014 në Tapizë. Hoxha tregon edhe momentin kur biznesmeni i ka shpëtuar një kontrolli të RENEA-s duke u larguar me arkivol nga zona ku policia kishte shkuar për të kapur emrin e lakuar, Gjin Nika.

Hoxha:

Një nga personazhet që ti nuk e ke futur dhe duhej të ishte pjesë e listës tështë Gjin Nika, është vrarë në 4 Prill të 2014, nga Bulqiza, ka qenë shumë i ashpër. RENEA shkoi për ta kapur me ambulancë, për mos të rënë në sy, po merrnin kampion për ujërat. Ndërsa RENEA po merrte kampionët, ai iku me arkivol me makinë funerale, derisa u vra në një atentat në afërsi të Urës së Tapizës.

Luktojmë që viktima Nika, ka qenë i dyshuar për disa vrasje në zonën e Bulqizës, ndërsa gjatë atentatit ai u vra me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit