Ekzekutimi me kallashnikov në sy të vajzës adoleshente, merren në mbrojtje familjet Konesha dhe Mera në Dibër

Ekzekutimi me kallashnikov në sy të vajzës…

Familjet Konesha dhe Mera janë marrë në mbrojtje një ditë pas krimit të rëndë që ndodhi në Dibër. Mësohet se marrja në mbrojtje e dy familjeve është për tu siguruar që nuk do të ketë një hakmarrje pas ngjarjes së rëndë.

Xhetan Konesha u vra me breshëri kallashnikovi një ditë më parë nga Muhamet Mera dhe Altin Mera (vëllezër), me të cilët ishte konfliktuar shumë herë për tubat e ujit.

Para pak kohësh, në muajin gusht të verëz së kaluar, Konesha kishte dhunuar Altin Merën në lokalin e fshatit, po për të njëjtën çështje.

Dje, pas konflikteve të njëpasnjëshme vëllezërit Mera i prenë rrugën Koneshës teksa hipte në furgon me të bijë adoleshente për të ikur drejt qytetit. Pas debatit verbal një prej tyre shkrepi kallashnikovin dhe e vrau Koneshën në sy të vajzës. Muahmet Mera është vënë në pranga, ndërsa Altin Mera është shpallur në kërkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit