Ekzekutimi në Lezhë| Identifikohet viktima, e vrau një 17-vjeçar

Ekzekutimi në Lezhë| Identifikohet viktima, e vrau…

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Manati të Lezhës, ku ekzekutua një 60-vjeçar, policia ka zbardhur detaje të reja. Mësohet se viktima është Lekë Lekgjonaj 60 vjeç, ndërsa autori 17-vjeçar pas krimit është vetë-dorëzuar në polici. Dyshohet s e gjithë tragjedia ndodhi për gjakmarrje. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit