Ekzekutimi te Kodra e Diellit/ Autorët dyshohet se ngatërruan objektiv

Ekzekutimi te Kodra e Diellit/ Autorët dyshohet…

Detaje të reja janë mësuar për vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj, mbrëmjen e të dielës tek “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Dyshohet se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë. Autorët dyshohet se janë tre persona.

Pista kryesore dyshohet se është hasmëria ndërsa mësohet se autorët kanë ngatërruar objektiv pasi viktima po udhëtonte nga Lezha drejt Tiranës, me makinën e vëllait të tij.

39-vjeçari është vëzhguar nga autorët prej ditësh duke pasur të qartë edhe itinerarin dhe lëvizjet me makinën tip Audi që përdorej nga 39-vjeçari.

Një person ka kryer ekzekutimin pak metra larg banesës së 39-vjeçarit, ndërsa personi tjetër e priste pak metra poshtë vendit të ngjarjes në rrugën kryesore jashtë rezidencës së “Kodrës së Diellit” me një mjet tip Benz dhe më pas në Qafë-Kashar e kanë djegur mjetin tip Benz, aty ku i priste një person tjetër me një automjet tjetër me të cilin janë larguar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit