Ekzekutohen 4 pakistanezë, përdhunuan për vdekje një grua

Ekzekutohen 4 pakistanezë, përdhunuan për vdekje një…

Ministria e Brendshme në Arabinë Saudite ekzekutoi katër pakistanezë. U raportua se katër personat u shpallën fajtorë për përdhunim, grabitje dhe vrasje.

Ata hynë në një banesë në katin e tretë të një ndërtese në Riad, me qëllim grabitjen.

Emrat e kriminelëve:

•Liaqat Hussain Ishaq Hussain

•Sajid Ali Asqar Ali

•Mohammed Thaqib Mohammed Al-Warth Ali

•Faisal Mounir Munir Hussain

Ata përdhunuan për vdekje një grua dhe më pas të birin e saj të mitur. Dy prej tyre u shpallën fajtorë për përdhunimin e djalit të mitur të gruas. Më pas vodhën bizhuteritë dhe paratë nga shtëpia.

Pas hetimeve, burrat u dërguan për gjykim në Gjykatën Penale. Ata u shpallën fajtorë për krimet e tyre dhe gjykata dha dënimin me vdekje.

Nuk është hera e parë që pakistanezët bëhen lajm në mediat ndërkombëtare.

Pak ditë më parë, mediat saudite raportuan se 6 pakistanezë të tjerë ishin arrestuar për një grabitje në dyqane floriri me vlerë 10.6 milion riyalë saudite.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit