Ekzekutohet 36 vjeçari shqiptar në Londër, zbulohet emri dhe detajet e ngjarjes

Ekzekutohet 36 vjeçari shqiptar në Londër, zbulohet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër. 36-vjeçari shqiptar Ergys Koçi, është gjetur i vdekur në Haringey të Britanisë së Madhe.

Lajmin e ka bërë me dije Top Channel, teksa shkruan se detektivët që po hetojnë vdekjen e tij kanë akuzuar një burrë për vrasje.

Bricken Quni, 42 vjeç, pa adresë fikse, u akuzua të Premten, 24 Shtator për vrasjen e Koçit.

Policia u thirr rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator, pasi trupi i Koçit u gjet në një shtëpi në Haringay.

36 vjeçari, nga Haringey, u shpall i vdekur në vendngjarje. Ai kishte pësuar lëndime të shumta. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë si dhe kishte disa plagë me thikë.

Prej vitit 1998 në lagjen Harringay në veri të Londrës jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Po në këtë lagje vitet e shkuara nuk kanë munguar vrasje mes emigrantëve shqiptarë të përfshirë në kriminalitet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit