Ekzekutohet gruaja indiane për vdekjen e bebes në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ekzekutohet gruaja indiane për vdekjen e bebes…

Shahzadi Khan, një grua 33-vjeçare indiane është ekzekutuar në Emiratet e Bashkuara Arabe më 15 shkurt, e akuzuar për vrasjen e një bebeje 15 muajshe.

Ekzekutimi u krye megjithë pretendimet e gruas së bebja për të cilën kujdesej vdiq pas vaksinimit të zakonshëm.

Khan, e lindur në rajonin indian Uttar Pradesh, erdhi në Abu Dhabi me një vizë turistike në 2022 por më pas u bë kujdestare për një fëmijë të vogël, prindërit e të cilit dolën garant për vizën e punës.

Në shkurt 2023, çifti që kishin punësuar Khan e akuzuan atë për vrasje, çka solli arrestimin e saj nga policia e Abu Dhabi.

Por avokati i gruas Chetan Sharma tha se ambasada indiane është njoftuar për ekzekutimin vetëm më 28 shkurt pas kërkesës së informacioneve nga babai i të ndjerës Shabbir Khan.

Në peticion thuhet se Shahzadi ishte keq-përfaqësuar në gjykatat lokale dhe ishte vënë nën presion për të pranuar vrasjen që solli dënimin me vdekje.

Dokumentet thonin se bebja kishte vdekur pas vaksinimeve rutinë në fillim të 2023 dhe megjithë rekomandimet e spitalit për një autopsi, prindërit kishin refuzuar.

Një video u prezantua ku e ndjera duket se pranon vrasjen por mbrojtja thotë se pranimi ishte bërë i detyruar, nën presion.

Zyrtarët vendas dhe ambasada indiane në Abu Dhabi po japin ndihmën që prindërit e të ndjerës të udhëtojnë drejt Abu Dhabi për funeralin më 5 mars.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit