Ekzekutohet me armë zjarri një person në Laç, qëllohet me plumb në kokë

Ekzekutohet me armë zjarri një person në…

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Laç.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ilirjan Lika, rreth 40-vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me një plumb në kokë. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Sipas raportimeve paraprake, po verifikohet edhe identiteti i plotë i viktimës, pasi dyshohet se ai mund të ketë përdorur mbiemra të ndryshëm. Gjithashtu, autoritetet po hetojnë nëse viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit