Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Francë

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në…

Mëngjesin e sotëm është ekzekutuar një shqiptar në Francë.

Ai u ekzekutua me një plumb në kokë dhe një në zemër.

Mediat vendase, raportojnë se shqiptari 60-vjeçar u qëllua për vdekje në mes të rrugës.

Mësohet se 2 autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Mediat shkruajnë se po hetohet në lidhje me konfliktet me grupeve shqiptare në Strasburg edhe pse viktima nuk ishte me precedentë penalë.

Një dëshmitar ka treguar se ka parë dy burra me maska dhe kapele dhe pasi qëlluan për vdekje shqiptarin, ikën me një makinë, e cila u gjet e djegur më vonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit