Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Suedi.
Viktima është Gent (Milot) Maksutaj, me origjinë nga fshati Banjë i Istogut. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, ndërsa i afërmi Tahir Maksutaj ka deklaruar në rrjetet sociale se Genti ndodhej në vendin e gabuar në momentin e gabuar, duke theksuar se “jetën ia morën bandat kriminale”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së dielës, në zonën e Uppsalës. Autoritetet suedeze kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarët okularë për identifikimin e autorëve të sulmit.