Ekzekutoi 17-vjeçaren në Laprakë, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë autorin

Ekzekutoi 17-vjeçaren në Laprakë, Gjykata e Tiranës…

Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe dënon me burg përjetë Robert Perpepajn. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e prokurorisë, e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin maksimal për të riun, i cili akuzohet për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë.

Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata vendosi dënimin me 25 vite burg. Ndaj Perpepajt prokuroria  ngriti akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” , ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë  ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit