Ekzekutoi dhe varrosi patriotin për pazare droge, 30-vite burg për 43-vjeçarin shqiptar

Ekzekutoi dhe varrosi patriotin për pazare droge,…

Pas krimit makabër që bëri, Arjan Drekaj me origjinë nga shqipëria është përballur me trupën gjykuese në Gjykatën Italinae, teksa kjo e fundit ka marrë vendimin për ta dënuar me burg me 30 vite burg, 43-vjeçarin shqiptar. Drekaj akuzohet s eka vrarë dhe ka varrosur në pyll, patriotin e tij Besnik Metajn dhe kjo për borxhe droge.

Ndërkohë bashkëpunëtori i dyshuar, Edmond Como, tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë. • Share Ngjarja e rëndë ku mbeti viktimë Besnik Metaj u regjistrua mes provincave Como dhe Monza Brianza më 5 mars 2017. I ndjeri 42-vjeçari shqiptar, u transportua nga Veneto, por nuk dihet nëse ai ishte gjallë kur u varros nga bashkëatdhetarët e tij.

Trupi u zbulua nga një grup djemsh që po pastronin pyllin më 2 prill 2017. Motivi ishte gjetja e një borxhi të madh droge dhjetëra mijëra euro kokainë dhe marihuanë nga Shqipëria që blerësit nuk ishin më në gjendje ta paguanin. Për këtë ata e kishin futur viktimën në një kurth dhe më pas e kishin vrarë me tre të shtëna armësh në kokë.

Burimi: espansionetv.it/ Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit