Ekzekutoi dy motrat, Gjykata jep arrest me burg për autorin e krimit

Ekzekutoi dy motrat, Gjykata jep arrest me…

Përparim Ademi, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në vigjilje të vitit të Ri është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ademi u shfaq i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese dha masën e sigurisë.

Çështja është marrë në hetim nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar gjykatës së Tiranës, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” Policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mbledhur në vendgjarje 26 gëzhoja, ndërkohë gjetën brenda shtëpisë dhe një automatik, prodhim kinez me karikatore të boshatisur.

Vrasja ndodhi dy ditë më parë në rrugën Bajram Tusha në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit. Ai pretendoi se do të vetëdorëzohej vetë në Polici, dhe shprehu pendesë për vrasjen e dyfishtë./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit