Ekzekutoi dy motrat në Astir, del fotoja e autorit të tragjedisë

Ekzekutoi dy motrat në Astir, del fotoja…

Një ngjarje tragjik ndodhi paraditen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një 59 vjeçar shqiptar i Maqedonisë qëlloi për vdekje mbi bashkëjetuesen dhe motrën e saj.

Autori i dyshuar është Përparim Ademi, i cili qëlloi mbi 2 motrat pasi e dashura e tij nuk ka pranuar që të vazhdojë lidhjen me të.

Pasi ka vrarë dy motrat, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij.

“Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A, 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përparim Ademi, 59 vjeçari që vrau 2 motrat në zonën e Astirit:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit