Ekzekutoi policin në Lezhë, Aldi Rama kishte paditur për dhunë policinë

Ekzekutoi policin në Lezhë, Aldi Rama kishte…

Pas ekzekutimit të policit Saimir Hoxha, në dritë kanë dalë detaje të reja, që tregojnë se 21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivët e policisë për dhunë.

Sipas Report, kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në momentin kur i riu ishte në burg. Ngjarja po hetohet nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të cilët kishin kërkuar ndalimin e të ndjerit Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit