Ekzekutoi Saimir Hoxhën, flet shoku i 21-vjeçarit: I ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek

Ekzekutoi Saimir Hoxhën, flet shoku i 21-vjeçarit:…

Ngjarja e djeshme e regjistruar në Lezhë ku mbeti i vdekur oficeri Saimir Hoxha, tronditi mjaft opininonin publik, ndërsa më tragjike u bë pas vdekjes së autorit që vrau oficerin Aldi Ramën, 21-vjeçarin që pasi kreu aktin, dyshohet se ka vrare veten me armë. Ndërkohë mësohet se i riu Aldi Rama kishte provuar 2 herë qelinë e burgut, për vepra të ndryshme penale. Informacione të reja ka zbardhur shoku i të riut, ndërsa ka deklaruar se 21-vjeçari e kishte të atin të dënuar në Greqi pasi kishte masakruar një person me motorsharrë.

“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë,”– ka treguar ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit