Ekzekutuan 35-vjeçarin në Peqin, gjendet makina e autorëve të vrasjes së Bashaliut

Ekzekutuan 35-vjeçarin në Peqin, gjendet makina e…

Një atentat me armë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në fshatin Gjoçaj Peqin, teksa i vdekur mbeti 35 vjeçari Albi Bashaliu. Pas kësaj ngjarje të rëndë, kanë dalë në dritë detaje të reja. Bëhet e ditur se sot, policia ka gjetur makinën, me të cilën janë larguar autorët.

Mësohet se mjeti i autorëve është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës. Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po punohet për grumbullimin e provave.

Ngjarja po hetohet për pistën e hakmarrjes për shkak se në qershor të këtij viti Leonard Bashaliu vrau Ylber Xhahysën, babain e Enriko Xhahysës, i cili dyshohet të jetë një prej autorëve të krimit të sotëm. Ka dyshime se 22-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë Albi Bashaliun sot jashtë një lokali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit