Elbasan/ 35-vjeçari rreh babain, e bën për spital!

Elbasan/ 35-vjeçari rreh babain, e bën për…

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit ka nodhur një ngjarje e rëndë, por dhe e turpshme për shoqërinë tonë. Mësohet se një 35-vjeçar ka dhunuar fizikisht, babain e tij, 67-vjeçar. Mësohet se 35-vjeçari i identifikuar si Mandi Prifti, pas dhunës që i ka ushtruar babait të tij, është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ndërkohë i dhunuari Pirro Prifti, është rrahur shumë keq nga i biri saqë ka përfunduar me urgjencë në spital. Fatmirësisht i moshuari është në spital, teksa po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin kirurgjikal të Elbasanit. Nëse policia nuk do të ndërhynte në kohë, dhuna mund të kishte përfunduar edhe me pasoja të rënda.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit