Elbasan, automjeti merr flakë në ecje afër tunelit të Kërrabës, bllokohet qarkullimi

Elbasan, automjeti merr flakë në ecje afër…

Një automjet është përfshihet nga flakët në ecje e sipër në aksin Elbasan-Tiranë, afër tunelit të Kërrabës.

Automjeti i përfshirë nga flakët ishte në ecje në vendin e quajtur “Mamël”, jo shumë larg tunelit.

Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës, i cili po mundëson shuarjen e flakëve.

Policia ndërkohë ka bllokuar qarkullimin e automjeteve deri në shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet që zjarri në automjet, të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik, nga një sforcim në ngjitje e automjetit gjatë rrugës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit