Elbasan| Dhunë ndaj nënës dhe gruas, prangosen dy persona

Elbasan| Dhunë ndaj nënës dhe gruas, prangosen…

Policia e Elbasanit ka vënën në pranga 2 persona, pasi akuzohen në familje. Më konkretisht bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Veç 40-vjeccarit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 53 vjeç, banues në Përrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit