Elbasan| Gjendet e pajetë në pyll një grua

Elbasan| Gjendet e pajetë në pyll një…

Policia e Elbasanit ka gjetur trupin e pajetë të një 54-vjeçare në një pyll në fshatin Zavalin. Raprtohet se trupi i saj u gjet rreth orës 13:10. Shtetasja ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa , pasi në datën 12.12.2021 rreth orës 16:00 është bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit