Elbasan| Humbi jetën në duart e mjekëve, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçares

Elbasan| Humbi jetën në duart e mjekëve,…

Në spitalin e Elbasanit u regjistrua një ngjarje e rëndë teksa humbi jetën një vajzë 3-vjeçare. Foshnja ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit dhe ka shkuar me temperaturë të lartë në urgjencën e pediatrisë së spitalit të Elbasanit, ndërsa ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Pas ngjarjes erdhi reagimi i babait të së ndjerës i cili tha se vajza ishte sëmurë prej ditësh, ndërsa deklaroi se mjekët i kishin thënë se ishte virozë dhe ishte larguar në shtëpi. Ajo që bëhet e ditur pas kësaj tragjedi është fakti se 3-vjeçarja ka shkuar në spital me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila i ka marrë jetën. Trupi i foshnjës i është nënshtruar ekspertizës, teksa është zbuluar se shkaku i vdekjes së saj ka qenë pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit