Elbasan, infektohen me Koronavirus 4 infermiere, mbyllet reparti i Gjinekologjisë

Elbasan, infektohen me Koronavirus 4 infermiere, mbyllet…

Katër raste me koronavirus janë shënuar së fundmi në Elbasan. Bëhet fjalë për katër infermiere në repartin e Gjinekologjisë në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se si pasojë është mbyllur i gjithë reparti.

Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të Covid-19 në martenitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë.

Po vijon hetimi epidemiologjik për rastet, pasi infermieret kanë patur shumë kontakte.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit