Elbasan/ Mane i “Elektrosek”, i ka dhënë dhëndrit të Qazim Sejdinit; “pultin” e serverit të 2000 kamerave publike

Elbasan/ Mane i “Elektrosek”, i ka dhënë…

Pronari i firmës “Elektrosek”, Ilir Mane; është akuzuar për blerje aksionesh me letra hije nga 1 “Mane” tjetër; dhe ato 40% pjesë, nuk i ka pasqyruar në QKB, për të konfirmuar ligjërisht, se si është bërë zotërues 100% i këtij biznesi.

Është akuzuar me fakte, se është klient sekser i shefave të pushtetit lokal e qëndror “rilindja”; nga të cilët përlanë tendera në miliarda lekë, duke vepruar me gara fiktive e fonde limit, 2-3 herë më tepër se kostoja reale e projekteve.

Prej afro vitesh, bosi i “Elektrosek”, është bërë dhe vazhdon të jetë pjesë e një skandali të rëndë me përmbajtje kriminale; që lidhet me menaxhimin e kamerave të kontrollit e sigurisë publike në institucione, shkolla, spitale, rrugë, gjykata, SHISH, prokurori e polici në Elbasan.

Informacioni i ardhur në “Pamfleti”, konfirmon se në datën 23 korrik 2018, pronari i “Elektrosek”, ka lidhur me ish-kryebashkiakun Qazim Sejdini, një kontratë me vlerë 159 milionë, 734 mijë e 398 lekë të reja; për vendosje kamerash dhe mirëmbajtje të tyre e të kamerave ekzistuese në territorin e Bashkisë-Elbasan.

Kamerat janë vendosur qysh në muajin tetor 2018; por serveri i tyre, vazhdon kontrollohet nga dhëndri i Qazim Sejdinit, kapobanda Sokol Sanxhaktari; i cili disponon serverin qëndror të tyre, paçka se ato janë kamera publike e jo private.

Me urdhër të Qazim Sejdinit, serveri i 2000 kamerave të reja që vendosi firma “Elektrosek” dhe i 360 kamerave ekzistuese që duhej të ishte vendosur në bashki; është vendosur në papafingon e vilës 3 katëshe të vajzës e dhëndrit të ish-kryebashkiakut.

Këtë mundësi ia ka dhënë firma “Elektrosek” e Ilir Manes; si administruese, mirëmbajtëse dhe menaxhuese e kamerave publike të Elbasanit, duke instaluar serverin në vilën e “sejdinëve”.

Sipas kontratës koncesionare të datës 23.07.2018; firma “Elektrosek” ka në administrim e mirëmbajte kamerat publike të Elbasanit; për 3 vite, ose deri në muajin tetor 2021.

Mirëpo pronari Ilir Mane, i është bindur mikut (ortakut) të tij Sokol Sanxhaktari; duke i bërë “qokën” e lënies së “monopolit” të monitorimit të kamerave; sepse kështu e ka bërë pazarin me Qazim Sejdinin, qysh në muajin maj 2018, para dhënies së koncesionit 1.3 milionë Euro.

Qysh prej tetorit 2018 kur “Elektrosek” i montoi e futi në punë; pamjet dhe “pulti” i serverit të 2000 kamerave publike të Elbasanit; janë nën kontrolin “non stop” të familjes “Sejdini”.

Serveri nuk është në mjediset e firmës “Elektrosek” e as të bashkisë siç e përcakton kontrata; por në pjesën e vilës “Sanxhaktari”, të shtuar me objektin 54.7 m2, që vajza Imelda Sejdini bleu nga Ministria e Ekonomisë në datën 20.01.2017, me çmim 13 mijë e 666 lekë/m2.

Sipas paktit mafioz, firma “Elektrosek” ka detyrë të riparojë e mirëmbajë kamerat; ndërsa serveri dhe fikje-ndezja e tyre është në dorë të bandës “Sanxhaktari-Sejdini” dhe përdoret sipas sikleteve e “punëve” që ata bëjnë.

Këtë fakt e dinë bashkia, policia dhe prokuroria e Elbasanit; të cilat kanë kërkuar e kërkojnë akses mbi këto kamera. Të cilat, sipas kontratës e ligjit të bashkëveprimit për sigurinë publike, janë detyrim monitorimi e modifikimi; vetëm nga firma “Elektrosek”; e për vrojtim, kanë të drejtë vetëm Bashkia dhe institucionet policore-hetimore e gjyqësore.

Por këto, janë nën kontrollin e familjes mafioze “Sanxhaktari-Sejdini”; me “pult” të dhënë prej firmës “Elektrosek”; duke i krijuar mundësinë e vëzhgimit të çdo mjedisi brenda unazës së Elbasanit; si dhe në 22 pika hyrëse-dalëse të qytetit, me rreze 360 gradë e deri në 500 metër distancë shquarje objektesh e veprimesh. Kaq për sot! /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit