Elbasan: Merr detyrën si drejtor i Kadastrës dhe jep dorëheqjen brenda 3 orëve

Elbasan: Merr detyrën si drejtor i Kadastrës…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Drejtorinë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ku drejtori i posaemëruar, Everest Kazheli, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre orë pasi mori zyrtarisht detyrën.

Pavarësisht pritshmërive për nisjen e punës në krye të këtij institucioni, Kazheli ka paraqitur dorëheqjen e tij të menjëhershme. Deri më tani, arsyet që e çuan atë drejt këtij vendimi të papritur mbeten ende të panjohura.

Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, është bërë edhe emërimi i ri. Në vend të tij është caktuar Gentian Mahmutaj, i cili më parë mbante postin e përgjegjësit të Sektorit Tekniko-Ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit