Elbasan/ Rrjedhje gazi në depozitën e 'Alba Gaz', 3 punonjës në gjendje të rëndë

Elbasan/ Rrjedhje gazi në depozitën e ‘Alba…

Në ish-kombinatin e metalurgjikut në Elbasan, tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrjedhjes së gazit mëngjesin e sotëm.

Burime për mediat, bëjnë me dije se nga rrjedhja e gazit në depoziton e kompanisë ‘Alba Gaz’, mbetën të lënduar tre persona, dy prej tyre babë e bir.

Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç ndodhen në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Burime për Gazeta Atdheu, shprehen se gjendja e tyre është e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak Në një subjektë privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundëshem. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit