Elbasan/ Theu masën e sigurisë, arrestohet 19-vjeçari

Elbasan/ Theu masën e sigurisë, arrestohet 19-vjeçari

Një i ri është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi theu masën e sigurisë. I riu dyshohet si autor i dy vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta Policia ka gjetur dhe arrestuar shtetasin O. Sh., i cili ishte në lëvizje.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve, konkretisht:
• Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.
• Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit