Elbasan, ujë me orar edhe në vitin 2023/ Banori: Në verë uji nuk shkon fare në pallate

Elbasan, ujë me orar edhe në vitin…

Ndërsa pushtetarët bëjnë shpenzime për investime të tjera, qyteti i Elbasanit vazhdon të ketë mungesë të ujit të pijshëm edhe në vitin 2023.  Prej më shumë se 20 vitesh banorët e lagjes “11 nëntori” po përballen me mungesën e ujit, i cili vjen me orar të reduktuar.

Ata thonë se të kesh mungesë uji në vitin 2023 është e patolerushme, pasi kjo gjë iu shkakton atyre shumë probleme. Në këto kushte ata janë të detyruar që në tarracë të vendosin depozita uji, por që në këto të fundit jo gjithmonë uji qëndron i pastër.

“Është shumë shqetësim sepse edhe me orar, nuk vjen në kohë të rregullt. Kam biseduar me banorët e tjerë dhe mendoj se përgjegjësit përtojnë ta hapin. Janë krejtësisht të papërgjegjshëm, se ata mezi e hapin dy veta, e lënë pak fare hapur dhe e mbyllin sërish. Nuk na hyn në punë kur vjen aq pak. 24 orë jo e jo, por fare, nuk kemi një orar të saktë që të jemi edh ne të ndërgjegjësuar sit ë veprojmë. Uji vjen që në 5 të mëngjesit dhe ikën nga ora 11, vjen prap në orën 1 dhe ikën nga ora 4 pasandaj vjen nga ora 6:30 ose 7”, thotë një banor

Një tjetër banor shprehet se kjo situate përbën më shumë problem me fillimin e verës dhe rritjen e temperaturave. Sipas tij në katin katër dhe pesë të pallateve uji pothuajse nuk ngjitet fare lartë. Çka bën që familjet në këto kate të përdorin pompa, duke shkaktuar edhe ndotje akustike për katet poshtë.

“Në verë është shumë problem sidomos për katet e larta, ato që janë mbi pesë kate”, u shpreh banori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit