Elbasan| Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet 58-vjeçari

Elbasan| Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet 58-vjeçari

Dhuna në familje, kryesisht ndaj grave, është një fenomen i cili ndihet ende në shoqërinë tonë shqiptare. Një rast i tillë është regjistruar edhe në qytetin e  Elbasanit. Mësohet se policia ka arrestuar një 58-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Konkretisht në pranga ka rënë shtetasi B. T., i cili sipas uniformave blu ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan  e tij.

Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit