Elbasan, vritet me thikë e plumba miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit

Elbasan, vritet me thikë e plumba miku…

Krimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, ku brenda pak orëve janë bërë dy vrasje.

Ndërkohë policia ka zbardhur një tjetër aspekt nga vrasja e mbrëmshme në Elbasan, ku u qëllua për vdekje i riu Regis Runaj.

Runaj mësohet se, është miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit.

23-vjeçari është gjetur i vdekur pranë varrezave në lagjen  “Emin Matraxhiu” në  Elbasan mbrëmjen e djeshme, rreth orës  22:10.

Ai mendohet se kur u gjend ishte vrarë pak orë më parë, pasi gjaku ishte i mpiksur.

Pasi është vrarë me thikë dhe plumba trupi i tij është hedhur rrëzë rrugës afër varrezave.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. /Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit