Elbasani futet në zonat e kuqe, infektohet me koronavirus një grua

Elbasani futet në zonat e kuqe, infektohet…

Në 24 orët e fundit janë bërë 10 tamponë në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u arrit numri më i lartë i rasteve pozitive në 24 orë, që prej fillimit të pandemisë, plot 42 të tilla.

Ministria e Shëndetësisë raportoi dje se rastet e reja në Krujë kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, duke shmangur rregullat e vendosura për distancimin social.

Mes personave që rezultuan pozitiv ishin dhe 5 personel mjekësor. Numri i personave të shtruar në Infektiv është rritur me 9 pacientë.  8 prej personave të shtruar ndodhen në terapi intesive, dhe një i intubuar.

Rastet e reja dje u zbuluan 21 në Tirane, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Kruje, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 1 në Berat dhe 1 në Urën Vajgurore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit