Elbasani mbytet nga tymi i fabrikës së çimentos, në rrezik edhe fëmijët e vegjël

Elbasani mbytet nga tymi i fabrikës së…

Një situatë shqetësuese ndotjeje është denoncuar sot në Elbasan, pranë fabrikës së çimentos ECF. Rreth orës 13:00, në mes të ditës, zona është mbuluar nga tymi dhe pluhuri, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët e lagjes.

Sipas denoncimit të banorëve, tymi dhe pluhuri janë përhapur në të gjithë zonën, duke ndikuar në cilësinë e ajrit që thithin çdo ditë familjet dhe veçanërisht fëmijët e vegjël.

Banorët shprehin revoltën dhe shqetësimin për atë që e konsiderojnë një problem serioz për shëndetin dhe jetesën e tyre. Ata kërkojnë që kjo situatë të mos kalojë në heshtje dhe që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë.

Kërkohet ndërhyrje urgjente, verifikim i emetimeve dhe matje të cilësisë së ajrit për të përcaktuar nivelin e ndotjes.

Deri kur banorët e Elbasanit do të detyrohen të jetojnë mes tymit dhe pluhurit? Kush do të mbajë përgjegjësi për ajrin që thithin fëmijët e kësaj lagjeje?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit