Elbasani në ethe, 50-vjeçari i prekur me Covid mori pjesë në varrimin e të vëllait

Elbasani në ethe, 50-vjeçari i prekur me…

Ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat dhe katër bashki të qarkut të Elbasanit tashmë janë zona të gjelbërta dy raste të reja me covid 19-të janë regjistruar në qytetin e Elbasanit. Rasti i parë i takon një 50-vjecari banues në Mengël dhe i dyti një 84 vjeçari në Lagjen 5 maji.

Për herë të parë koronavirusi del përtej qytetit të Elbasanit. Një 50 vjecar banues në Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë ka rezultuar pozitiv, ndërsa tamponët e marrë bashkëshortes dhe djalit të tij kanë ardhur negativ.

Sipas burimeve 50-të vjecari është shofer i një kompanie ndërtimi në qytetin e Elbasanit , por operon edhe përtej qytetit. Rasti i  ri ka shqetësuar banorët aty pranë, pasi vetëm të mërkurën e shkuar vëllai i 50-të vjecarit ndërroi jetë pasi u gjet i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët dhe banorët mësohet se kanë marrë pjesë masivisht në ceremoninë mortore. Një fakt të tillë e konfirmojnë vetë banorët.

Rasti i dytë i  konfirmuar pozitiv është ai i një 84 vjecari banues në lagjen 5 maji, ose e njohur ndryshe Rrapishtë. Sipas burimeve të parët që kanë shfaqur probleme kanë qënë nipërit e të moshuarit të cilët kanë marrë mjekim në pediatrinë e qytetit, pais shfaqën problem me diarrenë. Teksa mjekët i rekomanduan të shkojnë në shtëpi, hetimi epidemiologjik ka shkuar në banesë ku jetojnë 7 anëtarë dhe i kanë marrë tamponë familjes.

Përgjigjet sot kanë ardhur positive për të moshuarin , ndonëse nuk ka shfaqur simpoma, ndërsa për anëtarët e tjerë pritet të vijnë ditën e neserme. Është i paqartë fakti se ku mund ta ketë marrë familja virusin, ndonëse dyshimet e para të cojnë te kryefamiljari  i cili edhe këto ditë ka punuar në ndërtim.

Fatmirësisht të dyja rastet e reja nuk paraqesin rrezikshmeri, pasi si 50-të vjecari, por edhe i moshuari nuk kanë simptoma serioze, vecse pak temperature, ndaj janë të izoluar në shtëpi. Me tu konstauar rastet e reja është bërë dezifektimi i të dyja banesave, të cilat tashmë konsiderohen vatra të reja. Me dy rastet e sotme numri I të infektuarve në Elbasan ka shkuar në 20-të, por fatmirësisht 16-të janë shëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit