Elbasani nuk gjen qetësi, pas vrasjeve të bujshme vjen edhe një shpërthim tritoli

Elbasani nuk gjen qetësi, pas vrasjeve të…

Elbasani është kthyer në një qytet ku krimi duket se ka marrë situatën nën kontroll total.

Mëngjesin e sotëm banorët e nja lagjeje të Elbasanit janë ngritur të tmerruar nga një shpërthim eksplozivi.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës tre në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Burimet shpjegojnë se, lokali është në pronësi të ish futbollistit të Elbasanit Mateo Toçi dhe është një lokal luksoz.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit