Elbasani qyteti më i ndotur në vend

Elbasani qyteti më i ndotur në vend

Ajri i ndotur është një prej fenomeneve më shqetësuese me të cilin duhet të përballen qytetarët e vendit, madje në disa qytete shifrat janë disa-fish mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Një ndër qytetet më të ndotura në vend është Elbasani, i cili mban dhe vendin e parë si qyteti më i ndotur. Industria që zhvillon aktivitet në këtë qytet është një nga faktorët kryesorë që shkakton ndotjen e ajrit.

Sipas ambientalistëve një tjetër arsye e ajrit të ndotur në Elbasan është djegia e mbetjeve në vendin ku ndodhet inceneratori. Ky aktivitet çliron në atmosferë tymra të rrezikshëm kancerogjenë! Matjet e fundit për nivelin e pastërtisë së ajrit kanë treguar se niveli i ndotjes në Elbasan është disa-fish më i lartë se BE-ja. Kujtojmë këtu se verën e vitit që shkoi (2023), grumbujt e mbeturinave në Elbasan u përfshinë nga flakët për disa ditë ku forcat zjarrfikëse punuan pa ndërprerë për të shuar zjarrin. Kjo gjë mendohet se ka qenë e qëllimshme për të ulur nivelin e mbetjeve në vendgrumbullim, për shkak të mospërdorimit të inceneratorit.

Elbasani nuk është i vetmi qytet i ndotur në vend, pasi matjet e bëra nga një studim disa javë më parë, nxorën Tiranën me ndotje të ajrit 18 herë më shumë se niveli mesatar i Organizatës Botërore të Shëndetësië.

Lexo edhe:

Shifra alarmante, ajri në Tiranë 18 herë më i ndotur se mesatarja e OBSh

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit