Elefanti çmend dynjanë/ Futet në mes të dasmës dhe shkatërron gjithçka (VIDEO)

Elefanti çmend dynjanë/ Futet në mes të…

Një elefant, ka mësyrë brenda një dasmë në Indi dhe e ka shkatërruar tmerrësisht atë.

Pamjet janë bërë virale në rrjete sociale dhe tregojnë momentin kur elefanti u “tërbua”, pasi u frikësua nga një fishekzjarr të lëshuar në ajër gjatë ceremonisë.

Mediat e huaja shkruajnë se pas këtij momenti, kafsha u frikësua së tepërmi dhe nisi të shkatërronte të gjithë vendin, duke përmbysur plot gjashtë makina dhe dëmtoi disa biçikleta.

Fatmirësisht, shpejt në vendngjarje mbërritën autoritetet policore të cilat neutralizuan elefantin dhe vendosën situatën në kontroll.

Policia njoftoi as asnjë person nuk u lëndua nga incidenti në fjalë, ndërsa dëmet materiale të shkaktuara, kapin vlerën e mijëra eurove.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit