"Eleganca e pavdekshme", gratë që frymëzuan aksesorët më të lakmuar

“Eleganca e pavdekshme”, gratë që frymëzuan aksesorët…

Moda ka qenë gjithmonë e lidhur me elegancën, stilin dhe personalitetin e grave të jashtëzakonshme. Disa prej tyre nuk kanë qenë thjesht ikonike në veshjet e tyre, por edhe frymëzim për aksesorët më të dëshiruar në histori. Këto janë 8 zonja që kanë lënë shenjë në botën e modës me hijeshinë dhe ndikimin e tyre.

Grace Kelly – Nga aktore në Princeshë të Monakos, ajo e shndërroi çantën Hermès Kelly në një simbol elegance të përjetshme. Në vitin 1956, ajo e përdori për të fshehur shtatzëninë, por në vend që të kalonte pa u vënë re, çanta u kthye në një ikonë mode që mbetet e dëshiruar edhe sot.

 Jacqueline Kennedy – Flokët e saj të përsosur, veshjet elegante dhe finesa e pakrahasueshme e bënë atë një simbol mode. Çanta e saj e preferuar e Gucci u riemërua Gucci Jackie, duke e bërë një aksesor të domosdoshëm për gratë me shije të hollë.

 Princesha Diana – Një grua që magjepsi botën me stilin dhe hijeshinë e saj. Në vitin 1995, ajo mori një dhuratë të veçantë – një çantë Dior, e cila u bë shoqëruesja e saj e pandashme. Për nder të saj, kjo çantë e mrekullueshme mori emrin Lady Dior dhe mbetet një nga çantat më të lakmuara në botë.

 Jane Birkin – Një aktore dhe këngëtare e famshme, por mbi të gjitha një ikonë e stilit francez. Një bisedë e rastësishme me CEO-n e Hermès bëri që të lindë Hermès Birkin, çanta më e shtrenjtë dhe më e dëshiruar në histori, mishërimi i luksit dhe praktikës në të njëjtën kohë.

Jodie Foster – Me stilin e saj minimal dhe të përjetshëm, ajo frymëzoi krijimin e çantës Gucci Jodie, një aksesor që pasqyron thjeshtësinë luksoze dhe hijeshinë natyrale.

Anita Pallenberg – Një ikonë e rock ‘n’ roll-it me një stil të guximshëm dhe bohem. Frymëzimi i saj u mishërua në çantën Saint Laurent Anita, një aksesor perfekt për gratë që adhurojnë stilin e egër dhe të veçantë.

 Sophia Loren – Bukuria e saj magjepsëse dhe sharmin e saj të përjetshëm e bënë burim frymëzimi për Ferragamo Sophia, një çantë që mishëron finesën dhe elegancën e vërtetë italiane.

 Eva Longoria – Aktorja dhe producentja e talentuar ndikoi në krijimin e çantës Lancel Eva, një kombinim i përkryer i praktikës dhe feminitetit modern.

Këto gra nuk ishin thjesht yje të ekranit apo mbretëresha të stilit – ato bënë histori, duke lënë pas një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë edhe sot.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit