Elektricisti humbi jetën në krye të detyrës, lirohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së

Elektricisti humbi jetën në krye të detyrës,…

Pak ditë më parë në Memaliaj u regjistrua një ngjarje tragjike. Dy punonjës të OSHEE ranë në kontakt me rrymën elektrike, teksa njëri nga elektricistët humbi jetën. Viktima u identifikua si Agron Manaj, 54-vjeç. Punonjësit kanë qenë duke riparuar një linjë elektrike në zonën e Memaliajt. Pas tragjedisë, policia arrestoi përgjegjësin e punimeve të OSSH-së, Altin Zhupa. Ndërkohë pasi u prangos, Zhupa është liruar sot në sallën e gjyqit pas arrestimit dy ditë më parë me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Nisur nga provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza në vendngjarje e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjesine direkte të Altin Zhupes por jo tërësisht pa përgjegjesi për atë që ndodhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit