Elektricisti humbi jetën në krye të detyrës, prangoset drejtuesi i punimeve të OSSH-së

Elektricisti humbi jetën në krye të detyrës,…

Një ditë  më  parë  në  Memaliaj dy punonjës të OSHEE, të cilë  t po punonin, ranë në kontakt me rrymën elektrike. Pas pak minutash ndë  rroi jetë një nga punonjësit, konkretisht elektricisti, Agron Manaj. Ndërkohë policia ka prangosur 51-vjeçarin me iniciale A.Zh. Ky i fundit është drejtuesi i punimeve të OSSH-së në këtë zonë.

Njoftimi i policisë: 

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit